Shoqeria Levizja

Shoqëria “Lëvizja”, me partnerët e saj organizon simpoziumin e përvitshëm me 8 shkurt 2020 në Tiranë

Shoqëria Lëvizja, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, me Institutin e Shqiptarëve në Shkup, ka mbajtur deri tash tre simpoziume për Lëvizjen, veprimtarinë, luftën dhe heronjtë e saj. I pari është mbajtur në Prishtinë, i dyti në Shkup dhe i treti ne Prizren. Simpoziumi i përvitshëm këtë herë (i katërti me radhë) do të mbahet në Tiranë, me 8 shkurt 2020, në orën 9:00. Ky Simpozium do të jetë ne dy pjesë, dy sesione: pjesa e parë do të jetë me kumtesa shkencore, ndërsa pjesa e dyte do te jete me kujtime, natyrisht te shkruara, nga simpatizantët, anëtaret, veprimtaret dhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore. Kujtime mund të shkruajnë edhe të tjerët që në një mënyrë a tjetër ishin dëshmitarë, vëzhguese a pjesëmarrës e aktore të ngjarjeve, zhvillimeve, veprimtarive a kthesave të atyre viteve. Kërkojmë edhe nga studiuesit e rinj e të vjetër që të përfshihen në ketë Simpozium me kumtesat e tyre. Janë vite që do të duhej të tërhiqnin mendjen dhe penën e studiuesit tone shqiptar… Tema qendrore e Simpoziumit është: “Lëvizja e viteve 1988 – 89, heronjtë e saj dhe Mbledhja e Dytë e Përgjithshme”. Me bashkorganizatoret kemi propozuar këto tema për kumtesa e kujtime:

  1. Konferenca e OMLK – LPK -se ne Divjake.
  2. Mbledhja e Dyte e Përgjithshme e LPK-se.
  3. Organizimi i demonstratave të marsit – prillit 1989 nga LPK-ja.
  4. Krijimi i Sektorit ushtarak në kuadër të LPK-së.
  5. Peticioni i LPK – se drejtuar Konferencës se vendeve ballkanike (1988)
  6. Greva e minatorëve – 1989
  7. Aksioni për rrëzimin e larg-përçuesve.
  8. Demonstrata e LPK-së në Besianë dhe rënia e Ali Ajetit.
  9. Çeta e Llapit (krijimi, veprimtaria…).
  10. Shtypi i LPK-së në Kosovë 1988 – 89.
  11. Demonstratat e nëntorit dhe rënia e Bedri Sokolit.
  12. Veprimtaria, qëndresa, heroizmi dhe rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
  13. Xhemajli Berisha – veprimtaria, burgosja dhe rënia në torturë.
  14. Xhemajl Blakaj – veprimtaria, arrestimi dhe rënia në torturë.
  15. Të burgosurit politikë shqiptarë 1988 – 89.
  16. Kumtesa e bacës Hasan (Ukehaxha… presim titullim)
  17. Rënia e Murit të Berlinit dhe efektet e tij gjeopolitike e gjeostrategjike në Evropë e në botë.
  18. Shqipëria politike e viteve 1988 – 1989
  19. .Klasa – burokracia politike krahinore e viteve 1988 -89 dhe marrëdhënia e saj me pushtuesin.
  20. Shtypi (edhe radio e televizioni) shqip në Kosovën e viteve 1988 – 89.
  21. Inteligjencia shqiptare përballë masave represive te pushtuesit dhe qëndrimi i saj ndaj Lëvizjes.
  22. Suprimimi i autonomisë krahinore 1989.

Programi i Simpoziumit publikohet me datën 10 janar. Dërgimi i abstraktit të kumtesës ose të kujtimit të shkruar deri me 20 janar.

  1. S. Duhen edhe tema nga Maqedonia shqiptare, nga Mali i Zi e nga Kosova Lindore, qe atëherë nuk i ndanim nga Kosova. Por, po ua lemë propozimet shokëve te atyre krahinave të Shqipërisë… (Janë demonstratat e Kumanovës, të Gostivarit, e tema tjera…) – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …