Mustafa

Shefqet Dibrani: Kryetari i Kosovës, Isa Mustafa VIII

Nëse LDK-ja do ta kushtëzojë VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Evropën Perëndimore dhe ato në Amerikë, mund të flasin me kompetencë kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1991-1999. Vetëm veprimtarët e LDK-së mund të rrëfejnë, si e sa, kanë hequr të zitë e ullirit nga diletantizmi i Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, të cilët janë fajtor për dështimet e shumta, për moskoordinim dhe mosbashkëpunim të diasporës. Me një fjalë përçarjet në diasporë e kanë vulën e Isa Mustafës dhe ministrive të caktuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil.

Të gjitha pengesat për çështje diplomatike dhe për afirmimin e çështjes së Kosovës, qofshin përmes tribunave, debateve televizive ose demonstratave e kanë pasur Qendrën e shantazhimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës në ekzil. Dihet se Trepërqindëshin e kanë mbështetur me logjistikë dhe kanë paguar kryesisht strukturat dhe anëtarësia e LDK-së, ndërsa pengesat financiare gjithmonë i ka përjetuar dhe i ka vuajtur, dr. Ibrahim Rugova, gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë. I kanë vuajtur strukturat e pushtetit paralel në Kosovë, me një fjalë Isa Mustafa, bënte terror demokratik kundër Degëve të LDK-së, të cilat ishin i vetmi burim i Fondit të Trepërqindëshit, të cilin nga pranvera e vitit 1993, e kontrollonte vetëm Isa Mustafa, ndërsa raport mund t’i ketë dhënë vetëm Bujar Bukoshit, dhe askujt tjetër, sepse Isa Mustafa e ka urryer gjithmonë Ibrahim Rugovën, e këtë mundet me dëshmuar edhe Adnan Mervci, i cili tashmë i shkoi nënsqetulla Isa Mustafës.

Vërtetë ato vite ishin luftë e përpjekje për ta shtrirë rrjetin mafioz të politikës titiste në Institucionet e Pushtetit paralel në Kosovë dhe mërgatë. Një skenar i ngjashëm iu ripërsëritë Kosovës edhe pas përfundimit të Luftës së UÇK-së. Për fat të keq, atëherë e majta titiste u bë më e pranueshme nga majta e LPK-së, që erdhi si triumfaliste e proceseve. Ndoshta ishte nostalgjia e tyre kur kishin pranuar të bashkëpunonin me klanin Bukoshi & Mustafa, dhe koha, kjo dëshmitare e pakompromis, dëshmoi se Isa Mustafa, kishte derdhur miliona marka gjermane në xhepat e Xhavit Halitit.

Në anën tjetër lufta e ashpër që bëhej kundër Degëve të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nuk kishte të ndalur. LDK-ja, përkatësisht dy degët më të fuqishme në Diasporë, vazhdimisht i kanë evituar planet e zeza të Bujar Bukoshit dhe ato të Isa Mustafës, e kjo ka ndodhur falë largpamësisë politike të Hafiz Gagicës, i cili ishte Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë dhe qëndresës pragmatike të cilën e ka mbajtur Hajdar Sadrija, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.

Këto fërkime në përmasa shqetësuese, janë ashpërsuar fill pas shkarkimit që iu bë Kryetarit dhe Kryesisë së Fondit të Trepërqindëshit në Zvicër, dhe në vjeshtën e Vitit 1993, (siç kemi shkruar edhe më parë), e detyruan edhe Mr. Shaip Latifin, të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër. Por për fat të proceseve, në krye të degës erdh njeriu pragmatik, Hajdar Sadrija, i cili si askush tjetër i sforcoi lidhjet Degë e LDK-së – Qendër në Prishtinë.

Por një sekret, që nuk u diskutua, dhe me sa di as nuk është hetuar kurrë, është e dhëna se Isa Mustafa, sa ishte azilant në Gjermani, dhe bash në kohën kur kishte urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, arriti me u kthyer në Prishtinë, ku bashkë me sivëllain e tij ideologjik Muhamet Mustafën, themeluan Institutin RIINVEST?! Ky veprim në atë kohë lidhej drejtpërdrejt me interesat që kishte Serbia për të siguruar kuadër administrativ, në kohën kur Sllobodan Milloqsheviqi, pushtetin e Lidhjes Komuniste të Serbisë e Jugosllavisë e kishte shtrirë kudo, kurse kuadri i verifikuar nga Isa Mustafa i duhej, pas përjashtimit masiv të shqiptarëve nga administrata shtetërore e Kosovës. Pikërisht në këto rrethana Isa Mustafa i gjendej afër atij pushtimi dhe atij diktatori. Prandaj shtrohet pyetja: Cili ishte roli i vërtetë i këtij Instituti, të cilin Isa Mustafa, sa ishte azilant e me një pagë minimale, ka arritur për tu bërë bashkëpronar dhe aksionar, qysh në ato kohë të zeza.

Pas këtij rasti, grupet përçarëse që komandoheshin nga Isa Mustafa, ishin bërë më agresive, sidomos nëpër ato komisionet kantonale ku ndikimi i tij ishte i fuqishëm. Sjellja teknokrate, ishte tipike sjellje e një diktatori që kishte mision për ta shkatërruar LDK-në, prandaj Isa Mustafa, vazhdimisht karshi degëve dhe institucioneve të shtetit paralel në Kosovë, ka pasur qëndrime tipike diktatoriale, tamam sikurse sot, që veprimet e tij janë kaq kontradiktore dhe mosvepruese.

Pa asnjë dyshim, gjatë asaj kohe lufta e Isa Mustafës ka qenë e koncentruar në shkatërrimin e strukturës organizative, pengimin dhe sabotimin e veprimtarisë së Degëve të LDK-së, për ta orientuar veprimin e tij shkatërrues drejt LDK-së në Prishtinë. Një gjë është e saktë, dhe pikërisht në mes viteve 1994-1997, do të nis bashkëpunimi i Isa Mustafës me strukturat udhëheqëse në LPK. E ky bashkëpunim i LPK-së me Qeverinë Bukoshi, do të reflektohet nëpër aktivitete e manifestimet e shumta, me një fjalë Isa Mustafa dhe militant të LPK-së, vazhdimisht ishin kundër nismave që i merrnin Degët e LDK-së në Diasporë.

Me kalimin e kohës, ku hapur e ku ilegal, jo vetëm udhëheqësit e LPK-së, që tashmë nuk është sekret të thuhet, por edhe struktura udhëheqëse të Fondit të Trepërqindëshit silleshin në mënyrë agresive ndaj aktivistëve të LDK-së dhe vartësve të tyre nëpër Nëndegë dhe Aktiva të shumta. Kjo ashpërsi do të zgjerohet edhe nëpër klubet e shumta, disa prej të cilëve kontrolloheshin kryesisht nga LPK-ja, e në anën tjetër Degët e LDK-së kanë përjetuar pengesa të theksuar edhe nga sistemi i arsimit plotësues, përkatësisht nga krerët udhëheqës të LAPSH-it, të cilët filluan t’i kushtëzojnë aktivitetet e tyre kulturore me pjesëmarrjen e strukturave të LPK-së, të cilat dorën në zemër me një kombi-bus në fillimet e nëntëdhjetave mundnim ti transportonim skaj më skaj Zvicrës. Natyrisht LPK-ja, si organizatë gjysmë ilegale, (sepse njiheshin vetëm udhëheqësit kryesor, por jo edhe strukturat e saj), gjatë atyre viteve nuk kishte qëndruar duarkryq, konsolidimi i saj filloj të shtrihej kudo dhe ndikimi i saj rritej.

Nuk është e thjesht të paragjykojmë, se çfarë i bashkonte marksist-leninistët e LPK-së me titistët e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil?! Duke mos dashur me pastruar asnjë element të papërshtatshëm që ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të LDK-së, ne flasim dhe e mbrojmë masën dhe ata aktivist me ideal të shëndosh të cilët pa marrë parasysh ishin në LDK apo në LPK, ata manipuloheshin nga udhëheqësit e tyre duke i përdorur shpeshherë edhe si mish për topi, prandaj mendojmë se gjatë tërë asaj periudhe bashkëpunimi i Degëve të LDK-së në Diasporë me LPK-në, (po flasim vetëm për majat e udhëheqjes), pengohej nga këto dy kreatura të sistemit titist, të cilët kishin gjetur pajtueshmëri dhe një gjuhë më të përafërt me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, se sa me udhëheqësit e LDK-së në Diasporë të cilët e paguanin më me rregull kontributin e Trepërqindëshit.

Nëse nga ky këndvështrim i vrojtojmë ato dukuri, duket sikur për Ibrahim Kelmendin dhe shumë të tjerë, mjaftuaka konstatimi për Isa Mustafën, se qenka eunuk, dhe kaq atij duhet t’i mbarojë shfaqja?! Në anën tjetër, Ibrahim Kelmendi, është një kritikues i paprincip kundër Ibrahim Rugovës dhe Jusuf Buxhovit, të cilët sikur iu kanë bërë therrë në sy.

Vërtetë në vitet 1993-1997, raportet e LDK-së me militantët e Fondit të Trepërqindëshit ishin shumë të acaruara, po ashtu edhe me formacionet udhëheqëse të LPK-së, si dhe me struktura të tjera nga Klubet dhe Shoqatat që përkrahnin Isa Mustafën. E kjo ka të ngjarë bëhej për inat të LDK-së. Kurse në prag të luftës, kjo përçarje u bart edhe tek faktori ushtarak të cilët pritnin urdhra për tu angazhuar edhe ata profesionalisht në Luftën e Kosovës, por si duket obstruksionet e përhershme të Isa Mustafës, që nuk patën pushuar asnjë herë, dhe që nuk iu bë as vonë, nuk do të kuptohen mirë, pa u shqyrtuar lidhja e tyre në mes Xhavit Halitit dhe Ibrahim Kelmendin, në njërën anë, që ishin edhe vet përçarës brenda LPK-së, dhe Bujar Bukoshit e Isa Mustafës në anën tjetër të cilët, merrnin ose u jepnin instruksione veprimtarëve idealist të LPK-së, për të krijuar tensione, për të përhapur frikë, për të ndezur fitilin e përçarjes kudo ndër shqiptarët në Evropë.

Ka gjasa se edhe disa nga vrasjet do të lidhen me binomin Mustafa & Bukoshi, të cilët mund të dinë më shumë se kushdo tjetër ose të paktën mund të flasin si i kanë menaxhuar dhe kujt ia paskan dorëzuar milionat e markave personave të caktuar. Ndërsa fill pask kësaj paska ndodhur vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, kurse përkrahësit e LDK-së vazhdimisht e trajtojnë si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, por askush nga drejtësia shtetërore, me sa di nuk e ka hetuar këtë rast, ndonëse nëpër kuluare përmendet se Bujar Bukoshi, (pasi dr. Ibrahim Rugova nuk pyetej fare), nuk e kishte dekretuar për Ministër të Mbrojtjes?! Çuditërisht vetëm pasi ka ndodhur vrasja, është bërë e ditur se kolonel Ahmet Krasniqi, nuk ka qenë i dekretuar në cilësinë e ministrit. Ky veprim e ngarkon me përgjegjësi Bujar Bukoshin dhe sivëllait e tij, Isa Mustafa, ndërsa pas lufte dihet se kanë lëvizur miliona marka gjermane, qoftë nga Fondi UFORK ose nga Dardania Bakë, e cila është falimentuar. Në këto rrethana shihet se me tu avancuar Isa Mustafa në LDK, struktura të FARK-ut, jo krejt rastësisht janë bërë më agresive dhe janë sistemuar nga Isa Mustafa. Prandaj me kompetencë mund të themi se kurrë nuk do të dihet, cili gjak dhe sa gjak u derdh për tekët përçarëse të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, që i patën krijuar, qoftë në Diasporë po sidomos në luftës e Kosovës. Prandaj, në vend se të niseshin hetime, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, do të rehabilitohen, ky i fundit fillimisht këshilltar i lartë në presidencë, e nga aty në postin e kryetarit në komunën e Prishtinës, që pastaj përmes sistemit të nëntokës bashkë me djemtë nga RIINVESTI do të kapërthuren në kryesinë e LDK-së dhe në strukturat udhëheqëse, duke arritur për të përjashtuar nga proceset Elitën Intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, kurse tani Isa Mustafa, përsëri po tallet me proceset, duke e penguar themelimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës.

 

St. Gallen, 26 janar 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kanë filluar lëvizjet dhe vajtje ardhjet e pandërprera në Krojmir Shalë dhe në Pjetërshticë. (E enjte 29 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Kanë filluar lëvizjet dhe vajtje ardhjet e pandërprera në Krojmir Shalë dhe në Pjetërshticë. (E enjte 29 tetor, 1998)

Pas tërheqjes së forcave ushtarake e policore serbe nga disa postblloqe, ushtarët tanë kanë zbuluar …