Shoqëria Lëvizja, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, me Institutin e Shqiptarëve në Shkup, ka mbajtur deri tash tre simpoziume për Lëvizjen, veprimtarinë, luftën dhe heronjtë e saj. I pari është mbajtur në Prishtinë, i dyti në Shkup dhe i treti ne Prizren. Simpoziumi i përvitshëm këtë herë (i katërti me radhë) do të mbahet në Tiranë, me 8 shkurt 2020, në orën 9:00. Ky Simpozium do të jetë ne dy pjesë, dy sesione: pjesa e parë do të jetë me kumtesa shkencore, ndërsa pjesa e dyte do te jete me kujtime, natyrisht te shkruara, nga simpatizantët, anëtaret, veprimtaret dhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore. Kujtime mund të shkruajnë edhe të tjerët që në një mënyrë a tjetër ishin dëshmitarë, vëzhguese a pjesëmarrës e aktore të ngjarjeve, zhvillimeve, veprimtarive a kthesave të atyre viteve. Kërkojmë edhe nga studiuesit e rinj e të vjetër që të përfshihen në ketë Simpozium me kumtesat e tyre. Janë vite që do të duhej të tërhiqnin mendjen dhe penën e studiuesit tone shqiptar… Tema qendrore e Simpoziumit është: “Lëvizja e viteve 1988 – 89, heronjtë e saj dhe Mbledhja e Dytë e Përgjithshme”. Me bashkorganizatoret kemi propozuar këto tema për kumtesa e kujtime:
- Konferenca e OMLK – LPK -se ne Divjake.
 - Mbledhja e Dyte e Përgjithshme e LPK-se.
 - Organizimi i demonstratave të marsit – prillit 1989 nga LPK-ja.
 - Krijimi i Sektorit ushtarak në kuadër të LPK-së.
 - Peticioni i LPK – se drejtuar Konferencës se vendeve ballkanike (1988)
 - Greva e minatorëve – 1989
 - Aksioni për rrëzimin e larg-përçuesve.
 - Demonstrata e LPK-së në Besianë dhe rënia e Ali Ajetit.
 - Çeta e Llapit (krijimi, veprimtaria…).
 - Shtypi i LPK-së në Kosovë 1988 – 89.
 - Demonstratat e nëntorit dhe rënia e Bedri Sokolit.
 - Veprimtaria, qëndresa, heroizmi dhe rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
 - Xhemajli Berisha – veprimtaria, burgosja dhe rënia në torturë.
 - Xhemajl Blakaj – veprimtaria, arrestimi dhe rënia në torturë.
 - Të burgosurit politikë shqiptarë 1988 – 89.
 - Kumtesa e bacës Hasan (Ukehaxha… presim titullim)
 - Rënia e Murit të Berlinit dhe efektet e tij gjeopolitike e gjeostrategjike në Evropë e në botë.
 - Shqipëria politike e viteve 1988 – 1989
 - .Klasa – burokracia politike krahinore e viteve 1988 -89 dhe marrëdhënia e saj me pushtuesin.
 - Shtypi (edhe radio e televizioni) shqip në Kosovën e viteve 1988 – 89.
 - Inteligjencia shqiptare përballë masave represive te pushtuesit dhe qëndrimi i saj ndaj Lëvizjes.
 - Suprimimi i autonomisë krahinore 1989.
 
Programi i Simpoziumit publikohet me datën 10 janar. Dërgimi i abstraktit të kumtesës ose të kujtimit të shkruar deri me 20 janar.
- S. Duhen edhe tema nga Maqedonia shqiptare, nga Mali i Zi e nga Kosova Lindore, qe atëherë nuk i ndanim nga Kosova. Por, po ua lemë propozimet shokëve te atyre krahinave të Shqipërisë… (Janë demonstratat e Kumanovës, të Gostivarit, e tema tjera…) – thuhet në njoftim.
 
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				