Bekim Jashari: E kemi borxh dhe obligim të punojnë për Kosovën por pa e harruar të kaluarën e vendit tonë

Bekim Jashari: E kemi borxh dhe obligim të punojnë për Kosovën por pa e harruar të kaluarën e vendit tonë

Me rastin e 30 Dhjetorit Ditës së Veteranëve dhe sulmit të parë ndaj familjes Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me një grup veteranësh dhe një numër qytetarësh bënë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe pjesëtarëve tjerë të familjes së tij në Prekaz. Me këtë rast, kryetari Jashari, tha se e kanë borxh dhe obligim të punojnë për Kosovën dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos e harrojnë të kaluarën e vendit tonë. Kryetari i OVL-së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se 28 vjet më parë u krye sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari. Ai tha se dëshmorët e UÇK-së  së lavdishme dhanë gjithçka që patën nga vetja, vetëm e vetëm për të qenë sot të lirë. Ndryshe, sulmi i parë i forcave kriminale serbe ndaj familjes Jashari ndodhi më 30 dhjetor 1991./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …