Nga dita e sotme Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Nga dita e sotme Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Data e sotme do të hyjë në historinë më të re të kombit shqiptar për faktin se Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e njohur ndryshe si OSBE. Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i përshkallëzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së. “Marrja në detyrë e kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës”, citohet të ketë thënë Rama. Zyrtatrisht, prioritetet e Shqipërisë do të paraqiten nga kryeministri Rama në Këshillin e OSBE-së që do të mbahet më 9 janar në Vjenë.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla shpërthen në Kuvend: “Sali Berisha është dhëndër i Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-kryeministrit Sali …