Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti është përgjegjës për vonesat në krijimin e institucioneve

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në një konferencë për gazetarë ka folur rreth zhvillimeve politike në vend dhe vonesave në formimin e qeverisë, duke thënë se partia fituese e zgjedhjeve është përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk është pjesë e asnjë negociate me Vetëvendosjen as me  Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Në sistemin tonë parlamentar partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve”, tha Haradinaj, duke shtuar se dy herë ka formuar qeverinë dhe nuk ka qenë proces i lehtë. Ai tha se ende kritikohet për qeverinë e madhe dhe numrin e zëvendësministrave, por sipas tij, nuk ka qenë e lehtë ta sigurojë shumicën për qeverisje. Haradinaj, duke folur për zhvillimet aktuale dhe çështjen e mandatarit tha se nuk mundet partia e dytë ta krijojë qeverinë, derisa nuk ka situatë të re.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …