Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Takimi i ardhshëm mund të ndodhë nëse Lëvizja Vetëvendosje ofron zgjidhje për marrëveshje

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në takimin e fundit kanë dhënë ofertën e tyre dhe tash i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që të vendos. Sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. “Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka theksuar ai. Sipas Hotit, në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …