Kryetari Jashari ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor 2019-2020

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor 2019-2020. Kryetari Jashari ka uruar që të kemi proces të rregullt mësimor, arsimim cilësor e rezultate të mira në mësimnxënie për gjeneratat e reja. Jashari ka deklaruar se Komuna e Skenderajt edhe për këtë sezonë dimri ka bërë përgatitjet e duhura që nxënësit të mësojnë në ambiente të ngrohta dhe të përshtatshme. “Projektet tona në krijimin e kushteve moderne në shkollat tona po vazhdojnë e bashkë me to edhe rritja e disiplinës në procesin mësimor”, ka deklaruar Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …