Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua në Shkup me zyrtarët e BE-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua në Shkup me zyrtarët e BE-së

Në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti. Ai u takua dhe bisedoi me ambasadorin Aivo Orav dhe me drejtoreshën për Evropën Perendimore, Ballkanin Perendimor dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme Angelina Erchorst dhe zyrtarë të tjerë. Kryetari Ahmeti dhe përfaqësuesit e lartë të Brukselit folën për rrjedhën e zhvillimeve politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e obligimeve të ndërmarra, gjendjen në rajon dhe integrimin EuroAtlantik. BDI do të angazhohet për proces të besueshëm, të drejtë dhe demokratik zgjedhor në të cilin mediat do të janë të paanshme dhe qytetarët do të votojnë të lirë, pa frikësime dhe pa presione.  Zonja Erchhorst shprehu mirënjohjen e Brukselit për rolin e z. Ahmeti dhe të BDIsë në zgjidhjen e krizës duke e vlerësuar si veprim të guximshëm, por të duhur.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …