Kadri Vesel dhe Hashim Thaçi

Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të kësaj partie. Vendimi për zgjedhjen e Veselit në këtë pozitë ka qenë unanim dhe me asnjë votë kundër. Veseli është pretendenti kryesor për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së. Në fjalën e tij, Veseli tha se PDK me Hashim Thaçin në krye ka shënuar sukseset më të mëdha historike. “Ky është moment i veçantë dhe emocional për të gjithë partinë, pasi që duke e pasur parasysh faktin se për 17 vite PDK ka ecur nëpër disa procese jo shumë të lehta, megjithatë, në krye me kryetarin e saj Hashim Thaçin ka pasur sukseset më të mëdha historike dhe politike”, tha ai. Veseli tha se sot kur po e merr drejtimin e PDK-së, si partia më e madhe në vend PDK – do të vazhdojë të mbetet më e madhja dhe më e fuqishmja . Ai, gjatë fjalës së tij gjithashtu ka uruar, Hashim Thaçin për postin e ri. Ndërsa, nënkryetari Enver Hoxhaj, që e udhëhoqi këtë mbledhje, tha se kjo mbledhje është me karater pune, gjithashtu edhe solemne. “Është mbledhja e parë pas 17 viteve që e mbajmë pa kryetarin e partisë Hashim Thaçin”, tha ai. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …