Shoqata Kosovare e Fizikës organizon Garat e XXI të Fizikanëve të Rinj edhe në nivel Komunal

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, përkatësisht drejtori Bekim Vishaj me zyrtarin Ramiz Bajramaj, vizituan nxënësit e zgjedhur nga lënda e Fizikës të klasave të IX-ta dhe të XII-ta, që ju nënshtruan testit të mbajtur në një ambient shumë komod në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Në këtë rast falënderojmë Drejtorin e shkollës Hamid Qorraj për ndihmën rreth organizimit te garës, po ashtu falënderojmë Profesorin Ramë Dobraj, për punën e palodhshme, shumë profesionale gjithmonë në të mirë të nxënësve. Drejtori i DKA-së Vishaj, inkurajojë nxënësit për angazhim më të madh me synim arritjen e rezultateve sa më të larta në vazhdimësi. Urime fituesit që do përfaqësojnë Deçanin në garat Republikane 2020! Ka thënë drejtori Vishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …