Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, dhuroi pako me libra për nxënësit fitues të komunës së Skenderajt

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, dhuroi pako me libra për nxënësit fitues të komunës së Skenderajt. Pakot me libra janë shpërndarë për të gjithë nxënësit fitues në Garat e Mendimit Kritik dhe Kreativitetit Kulturor si dhe në Garat Nacionale të Diturisë, të organizuara në nivel shkolle, komune dhe shteti. Ceremoninë e ndarjes së pakove me libra për fituesit e hapi drejtori i DKA-së, Bekim Latifi, i cili në emër të kryetarit të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e falënderoi Koordinatorin Nacional për këto dhurata stimuluese për nxënësit fitues të komunës së Skenderajt. Drejtori i DKA-së, gjithashtu shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë institucion shtetëror edhe në të ardhmen, me qëllim të interesit të sigurimit të cilësisë së arsimit për nxënësit e komunës së Skenderajt. Me këtë rast, edhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, pasi i uroi nxënësit e komunës së Skenderajt për sukseset e arritura, theksoi: “Se ju po shpërbleheni me këto libra sepse përmes leximit keni mundësi të arrini gjërat më të bukura në jetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …