leoni

63 nxënës të shkollave të Komunës se Deçanit, ju nënshtruan testit në Garën komunale Olimpiada e Matematikës, organizuar nga DKA, në Deçan

63 nxënës të shkollave të Komunës se Deçanit, ju nënshtruan testit në Garën komunale Olimpiada e Matematikës, organizuar nga DKA, në Deçan. Gara u mbajt në ambientet e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Tafil Kasumaj” në Deçan. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, falënderoj Drejtorin e shkollës Zenel Kasumaj, për angazhimin e tij dhe gatishmërinë e vazhdueshme të bashkëpunimit sidomos për arsimin Deçanas. Gjithashtu Vishaj, përgëzoj Profesorin Muharrem Kukalaj, për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës dhe falënderoj të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre pa hezitim gjithmonë në të mirë të nxënësve. Drejtori Vishaj, bashkë me kolegët e punës, nxënësve garues ju dëshiroj suksese të vazhdueshme jo vetëm sot, por edhe në garat Nacionale nga OM që do të mbahen së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci shënon një vit të bereqetshëm, me rendiment e cilësi shumë të lartë të rrushit

“Në ditët kur vreshtarët po vjelin kalaveshët e fundit të rrushit për këtë sezonë, edhe …