leoni

Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Zeka: Me të dërguarin amerikan Grenell biseduam për nevojën tejkalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Duke folur për takimin me të dërguarin e  posaçëm të kryetarit Donalld Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenel, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se në takim është biseduar për nevojën tejkalimit të çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zeka ka shtuar më tutje se është biseduar edhe që të krijohet mundësia që bizneset, qofshin ato amerikane ose investitorët e brendshëm të kenë mundësi të krijojnë vende të reja të punës dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë e vendit, ashtu që ata të gjejnë më shumë arsye që të qëndrojnë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së ambasadorit Richard Grenell ishte që të mbahet fokusi në rëndësinë e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset dhe sektori privat kanë një rol të rëndësishëm për rritje më të madhe ekonomike të Kosovës, ka shtuar më tutje drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …