Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj, vizitoi fermerin Isuf Mehmetaj nga fshati Isniq

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë nga drejtoria e Bujqësisë, kanë vizituar fermerin Isuf Mehmetaj nga fshati Isniq, i cili në fermën e tij mbanë rreth 200 krerë dele. Nga afër u njoftuan me punën dhe kujdesin e jashtëzakonshëm qe ka Isufi në mbajtjen e deleve dhe zhvillimin e blegtorisë. Në këtë vizitë të përbashkët ishte edhe Profesori Fatos Krasniqi i cili në bashkëpunim me drejtorinë e Bijësisë po i ndihmon fermerët Deçanas me këshilla në lëmin e bujqësisë dhe blegtorisë. Padyshim që Komuna e Deçanit do ju qëndroj afër dhe do t’i ndihmojë të gjithë fermerët që merren me kultivimin dhe zhvillimin e bujqësisë në këtë Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Ndahet nga jeta kryetari i parë i Komunës së Deçanit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit me pikëllim të thellë njofton për ndarjen nga jeta të profesorit të …