Brickos

Qeveria e Kosovës

Qeveria Haradinaj ndanë edhe qindra mijëra euro të tjera të buxhetit të vendit

Qeveria më dorëlirë e Kosovës e cila u dyfishoi rogat zyrtarëve, dyfishoi ministritë, tetëfishoi zëvendës-ministrat, dhjetëfishoi këshilltarët, në emër të instalimit të kapitalizmit të vërtetë, nuk po e ndal dorën edhe tani kur Qeveria ka mbetur në detyrë, në radhë të parë për të ndarë edhe atë çka ka mbetur nga Buxheti i vendit.  Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka marr vendim që t’i ndajë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaçi dhe 10 mijë për dy policët e plagosur në Zhur të Prizrenit. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës po ashtu u vendos që familjeve të policëve të rënë në detyrë t’u jepet një shumë prej 300 eurosh çdo muaj. Qeveria Haradinaj ka ndarë 36 mijë e 600 euro për Shoqatën e të Burgosurve Politikë për vitin 2020, në mbledhjen që sot është mbajtur. Po ashtu ajo ka ndarë edhe 50 mijë euro për aftësimin profesional të të rinjve të Bujanovcit. Kohë më parë Qeveria kishte ndarë  200 mijë euro për nevojat e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …