Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi sot se “Jerusalemi  nuk është mall për t u shitur as për t’u blerë”, duke iu referuar planit të paqes për Lindjen e Mesme, të prezantuar nga kryetari amerikan, Donald Trump. “Ata flasin për marrëveshjen e shekullit? Cila marrëveshje? Ky është një projekt për pushtim”, deklaroi Erdogan. “Jerusalemi është linja jonë e kuqe. Jerusalemi nuk është për t’u shitur”, shtoi ai. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu cilësoi si “marrëveshjen e shekullit” planin e Donald Trump gjatë një takimi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. Erdogan, mbështetës i madh i kauzës palestineze, theksoi dje se ky plan, që e prezanton Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, ishte absolutisht i papranueshëm. Jerusalemi është një pikë fërkimi në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës tashmë shumë të tendosura për shumë çështje ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …