Kryetari Begaj, priti në takim ish zyrtarin e UNMIK-ut në Malishevë, Sayed Atiqullah

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në vizitë, ish zyrtarin e UNMIK-ut në Malishevë, Sayed Atiqullah, i cili është kthyer për vizitë private në Malishevë, ku kishte shërbyer për gjashtë vite në kuadër të misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën ish zyrtarin Atiqullah, si dhe për kontributin e tij gjatë shërbimit në Komunën e Malishevës, ku ka ndihmuar në ngritjen e shërbimeve komunale, sidomos në administratën e komunës dhe në shëndetësi e mirëqenie sociale, fusha në të cilat kishte punuar ai. Ndërsa ish zyrtari Sayed Atiqullah, është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe ndryshimet e ndodhura në Malishevë dhe në Kosovë në përgjithësi, nga koha kur kishte shërbyer e deri më sot, si dhe me zhvillimin që ka ndodhur. Ai gjithashtu e ka uruar kryetarin Begaj, për mandatin e dytë në krye të komunës. “Jam shumë i kënaqur me ndryshimet që kanë ndodhur, pasi përkundër sfidave ekonomike dhe politike, njerëzit kanë punuar shumë dhe vendi është zhvilluar”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti nderohet me çmimin për lidership nga Kolegji Universum

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues …