Tërnava

Myfiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka vlerësuar lartë vlerën e harmonisë ndërfetare që ka kombi shqiptar

Në konferencën ndërkombëtare ndërfetare, e cila po zhvillon punimet në Zagreb, Tërnava ka deklaruar se në historinë mijëvjeçare të shqiptarëve asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë ekses mes feve “Të nderuar të pranishëm ndoshta do të ju duket e çuditshme por një pasuri dhe virtyt e vlerë që posedon kombi im shqiptarë është për tu respektuar nga të gjithë, ne si shqiptarë me historinë tonë mijëvjeçare asnjëherë nuk ka ndodhur që të kemi ndonjë ekses, konflikt apo mos marrëveshje fetare mes nesh, edhe pse posedojmë kryesisht tri fe atë islame, krishtere, ortodokse”, ka thënë ai. Tërnava ka vlerësuar se modeli i kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare duhet ndjekur nga të gjithë. “Kombi shqiptar brenda trojeve ku ai jeton edhe pse i ndarë pa drejtësisht mundë të merret model që duhet ndjekur edhe shumë shtete te botës. Bashkëjetesa dhe respekti ndër fetarë është begatia më e madhe që posedon kombi im por edhe Kosova ime”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj mohon se mbiemri i tij është mburojë për të dyshuarit, kërkon përgjegjësi për dështimin institucional

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas pretendimeve për lidhje të familjes Haradinaj me të …