Bedri Hamza: Duhet bëhet riformatizimi i qeverisë altuale ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

PDK e bojkoton mbledhjen e Kryesisë Kuvendit si shkak i veprimeve të kundërligjshme të kryekuvendares Vjosa Osmani

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim të bojkotojë mbledhjen e Kryesisë Kuvendit, si reagim ndaj veprimeve të kundërligjshme të kryekuvendares Vjosa Osmani me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha në një konferencë për media në Kuvend se koalicioni Vetëvendosje-LDK-Lista Serbe e ka filluar keq punën dhe sjelljen institucionale. Ai ka kërkuar që fotografia zyrtare e kryetarit Thaçi të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në institucione. Hamza po ashtu tregoi për shkeljet procedurale dhe mënyrën e thirrjes së seancës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Sipas tij, nga veprimet që bëri Vetëvendosje-LDK me thirrjen e seancës natën dhe për 4 minuta kohë, shihet se koalicioni Vetëvendosje-LDK nuk e kishin qëllim të ftojnë të gjithë deputetët, pasi e kishin arritur paraprakisht pazarin me Listën Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …