leoni

Fatmir Makolli: Amerika dhe Kina për kanalin ujor Danub-Preshevë-Selanik

Fatmir Makolli: Amerika dhe Kina për kanalin ujor Danub-Preshevë-Selanik

Zbatimi i projektit, i cili do të kontribuonte në integrimin e lumenjve në mes vendeve evropiane, u diskutua në Kinë nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Serbisë për Koordinimin me Rusinë dhe Kinën ish presidenti serb Tomislav Nikoliç. Me pëlqimin dhe bashkëpunimin e Beogradit, Shkupit dhe Athinës, dhe me mbështetjen e Kinës si palë e interesuar ,. realizimi i kanalit Danub-Morava-Vardar-Egje është i mundur – i tha ish presidenti serb Tomislav Nikoliç në Pekin sic raporton gazeta beogradase Mondo.rs.

Kanali që do të krijonte korridorin ujor nga Selaniku drejt Danubit ishte një “temë e madhe” në publikun serb në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013, dhe ideja e promovuar nga Ministri i atëhershëm i Minierave Milano Baçeviç u sfidua si megaloman dhe utopik. Sidoqoftë, sipas disa vlerësimeve paraprake të bëra nga ndërmarrjet kineze të interesuara për projektin, ideja është e realizueshme dhe me kosto efektive, megjithëse do të kushtonte rreth 12 miliardë euro. Qeveria Kineze e interesuar te hapte rrugën alternative për rikrijimin e rrugëve të reja transportuese nga Mesdheu në portet veriore të Europës duke tejkaluar rrugdaljen e Gjibraltarit , publikon projektin e ri “Rruga e re e Mëndafshit” , një orientim ri strategjik, gjeopolitikë dhe ekonomik për shekullin 21 . Sipas saj, Kina do të investonte miliarda euro në rregullimin e infrastrukturave të reja transportuese në Europe dhe Azi. Hapja e kanalit ujor në Luginen e Presheves , rimodelimi i lumenjeve Morava dhe Vardar do te hapte rrugen e re ujore per mallrat kineze nga Porti tashme i bler nga Kina , porti i Selanikut drejt Danubit dhe Europes qendrore.

Inxhineret kinez ne vitin 2013 kishin sbarkuar ne Serbi dhe Maqedonin Veriore duke kryer me saktesi studimet e terrenit dhe fizibilitetin e zonave te Moraves dhe Lugines se Presheves. Gezhouba Group, nje korporat e madhe Kineze morri persiper realizimin e projektit pas marreveshjes serbo kineze te vitit 2013 . Nderhyrja e Kines ne vendet e Ballkanit perendimor , trazoi zerat ne Uashington duke ngritur friken e nje prezence gjithnje e me te madhe te Kines ne shtetet qe shihen si aleate apo potencialisht aleate te SHBA dhe NATO-se. Qeveria amerikane , nepermjet think-tankve te vete ( instituteve qe krijojne opinionet publike) publikoi tre dokumente sekrete , me te cilat shpalosi autoresine amerikane te projektit te hapjes se kanalit ujor nepermes Lugines se Presheves.Në dokumentin e botuar në vitin 1926 me titull “The Danube-Aegean Waterway Project” dokumentohet se si Qeveria amerikane kishte marrë një raport zyrtar nga Konsullata amerikane ne Konstantinopol me datë 7 Qershor,1909 lidhur me projektin . Qeveria amerikane përdori influencen duke kërkuar nga Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile të projektonte kanalin dhe ofronte mbështetjen financiare si këmbim të një koncensioni afatgjat nga Serbia dhe Perandoria Osmane ( e cila ende mbante atëbotë zonen e Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe Greqisë.

Kërkesa për koncesionin afatgjat për gjithë zonën ku do të hapej projekti u parashtrua zyrtarisht Qeverisë serbe e cila pranoi të drejtën e koncensionit duke konfirmuar nëpërmjet dy Ministrive , asaj të Ekonomisë dhe shefit të Departamentit në Ministrin e Punëve të Jashtme Vladislav Saviq me datën 8 Qershor 1909. Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile, sipas dokumenteve, kishte fituar projektin dhe kishte kryer dëmshpërblimin për të gjitha harxhimet që ishin bërë nga serbët për studimin e projekit. Koncensioni që mori SHBA për një projekt shum të madh dhe me pesh të cmueshme gjeopolitike irritoi Carin Rus . Rusia kishte mbetur jasht dhe Perandoria e atëhershme Ruse nuk mundi ta kapërdinte kaq leht “tradhtinë” nga Mbretëria Serbe. 4 vite pasi SHBA mori koncesnionin me 17 Janar ,1913 , Rusia bëhet hiseqare në projekt duke komplikuar edhe me shumë realizimin e tij. Presionet Ruse, fuqia e dobët diplomatike e SHBA-së në atë kohë bindën Qeverinë amerikane të nënshkruante në Shën Peterburg me zyrtar Rus , marrëveshjen për konstruktimin e përbashkët të Kanalit ujor Danub-Deti Egje. Kina e cila u mundua ta kapitalizoi në vitin 2013 kur korporata më e madhe kineze “Gezhouba” bëri projektin dhe studimet e fizibilitetit si këmbim të drejtën e koncesionit 30 vjeçar- sic raporton gazeta Dnevnik nga Shkupi, Qeveria Kineze zyrtarizon ofertën dhe kërkon rritjen e bashkpunimit të tre shteteve Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për rregullimin e klimës politike për fillimin e realizimit të projektit. Kembengulesia kineze dhe e drejta historike amerikane sinjalizojnë një “përballje të re të pazakontë ekonomike “ mes Uashingtonit dhe Pekinit në zemër të Ballkanit. Lufta globale ekonomike mes Amerikës dhe Kinës nuk involvon Ballkanin nga periferia drejt epiqendrës së kësaj përballjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Mendësia që nuk ndryshoi!

Mendësia e krijuar nga urrejtja patologjike për një kohë të gjatë, nuk le vend për …