Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Në këtë takim javorë janë shqyrtuar kërkesat e qytetarëve të cilat janë adresuar tek zyra e kryetarit por edhe në drejtoritë përkatëse. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth organizimit të shënimit të 17 Shkurtit –Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për aktivitetet e prokurimit, si dhe punët të cilat tashmë kanë nisë në disa fshatra të komunës së Deçanit, për rregullimin e Infrastrukturës rrugore.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …