MINISTRI ABDIXHIKU PRET NË TAKIM GRUPIN E QYTETARËVE PËR MBROJTJEN E BADOVCIT

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (12.02.2020) ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit. Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit. Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …