Braathu dhe Begaj, përuruan zyrën e re të OSBE-së në Malishevë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e kanë përuruar zyrën e re të OSBE-së në Malishevë. Me këtë rast, shefi i misionit të OSBE-së, Braathu, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e mirë me misionin e OSBE-së. Fillimisht, ambasadori Braathu, është pritur nga kryetari Begaj, me bashkëpunëtorë, ndërsa Braathu, i ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe për përkrahje të ekipit komunal të OSBE-së në Malishevë. Ai po ashtu e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për hapësirën dhe për rregullimin e zyrës së re të OSBE-së në Malishevë. Nga ana tjetër, kryetari Begaj, ka thënë “se me ekipin e OSBE-së, jetojmë dhe punojmë në një shtëpi, prandaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”. Kryetari Begaj, gjithashtu e ka falënderuar shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu, për bashkëpunim dhe për përkrahje të vazhdueshme për Komunën e Malishevës. “Ju falënderoj për punën që bëni këtu, punë për të cilën ne kemi nevojë të vazhdueshme, si një shtet i ri që jemi”, tha Begaj. Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i zyrës rajonale të OSBE-së në Prizren, George Katcharava, kanë biseduar me drejtuesit e Komunës së Malishevës, kryetarin Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha, për çështje të ndryshme të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, e që për qëllim kanë forcimin e institucionit të komunës. Braathu, gjithashtu i ka përgëzuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për punën e mirë që janë duke bërë, sikur edhe përkrahjen e qendrës së strehimit në Gjakovë, për viktimat e dhunës në familje, e po ashtu edhe përkrahjen dhe integrimin e komuniteteve rom dhe ashkali.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …