Ministri Mustafa takoi kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në politikat mbështetëse për bujqësinë do ta ketë prioritet edhe sektorin e qumështit, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve të këtij sektori. Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar sot ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë takimit me kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit. Me këtë rast, ministri premtoi se kjo shoqatë do të jetë partner serioz për ministrinë gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët e këtij sektori. Po ashtu, ai ka ritheksuar se mbështetja për këtë sektor do të jetë në vazhdimësi përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme, që për qëllim kanë edhe arritjen e standardeve evropiane në këtë sektor. Ndërkaq, Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e falënderoi atë për gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me këtë shoqatë për të avancuar edhe më tej sektorin e qumështit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …