tv dielli
kek
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Institucionet / Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësues të USAID-it dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë

Ministrja Dumoshi priti në takim përfaqësues të USAID-it dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Zëvendësdrejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi dhe Deborah MacLean, Shefe e Diplomacisë Publike në Ambasadën Amerikane. Salahi dhe MacLean e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës. Në takim u diskutua për angazhimin e të rinjve dhe për planet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin e potencialit rinor përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme. Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe trashëgimia kulturore dhe mbrojtja e monumenteve historike në Kosovë. Ministrja Dumoshi theksoi që përkrahja e shtetit amerikan përmes Ambasadës Amerikane dhe USAID-it ka qenë dhe mbetet shtyllë tepër e rëndësishme e zhvillimit të kulturës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB ka sjellë një donacion me mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës ...