Prokuroria: Çdo përhapje e gënjeshtrave që ka qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie do të ndiqet penalisht

Prokuroria: Çdo përhapje e gënjeshtrave që ka qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie do të ndiqet penalisht

Duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në medie,  si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në Tiranë i ka nisur hetimet. “Duke treguar angazhimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme”, njofton prokuroria.  Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë. Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Tiranës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …