Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik

Kryeministri Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me rrezikun nga koronavirusi. Rama ka bërë me dije se për këtë çështje janë marrë të gjitha masat në një bashkëpunim të ngushtë edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit. Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …