leoni

Kryengritësit sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin Nairab, në provincën e Idlibit

Kryengritësit sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin Nairab, në provincën e Idlibit

Kryengritësit sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin Nairab, në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, thanë të martën zyrtarë turq dhe rebelët. Forcat e kriminelit Asad, të përkrahur nga sulmet ajrore ruse, po përpiqen të rimarrin rajonin e fundit të madh të mbajtur nga rebelët në Siri, pas nëntë viteve të konfliktit. Afro një milion sirianë janë shpërngulur vetëm  nga luftimet e fundit. Turqia është përgjigjur duke dërguar mijëra trupa dhe pajisje në rajon, për të mbështetur kryengritësit  që t’i rezistojnë ofensivës. “Me ndihmën e miqve tanë turq, ne kemi rimarrë kontrollin mbi qytetin strategjik të Nairabit, pas dëbimit të milicive terroriste ruse”, tha Jusef Hamod, zëdhënës i Ushtrisë  Kombëtare Siriane  Një zyrtar turk tha për Reuters, se ushtria turke kishte mbështetur sulmin e rebelëve. Dy javë më parë, ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se forcat e qeverisë siriane braktisën shkurt Nairabin, ndërsa kryengritësit  e mbështetur nga Turqia përparuan në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …