Ministri Mustafa takoi drejtuesit e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, Nora Hasani bashkë me Arten Bajrushi, anëtar i bordit të kësaj ode dhe përfaqësues i kompanisë “Sharrcem”, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë fushë. Ministri i njoftoi ata me politikat bujqësore të ministrisë për këtë mandat, me ç’rast theksoi se në fokus do të jetë fuqizimi dhe avancimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, duke përfshirë këtu mbështetjen edhe për agrobizneset vendore. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Nga ana e saj, drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani, e njoftoi ministrin me bashkëpunimin që kanë me organizatat ekonomike në Kosovë, si dhe bizneset e ndryshme dhe njëkohësisht shprehi gatishmërinë e saj që bashkëpunimi të thellohet në nisma konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …