Gafurr Dugollit i shtyhet arresti edhe për 48 orë. Protesta para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Gafurr Dugollit i shtyhet arresti edhe për 48 orë. Protesta para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë

Sot në ambientet para ambasadës së Maqedoninë në Prishtinë, veteranë dhe bashkëluftëtarë të Gafurr Dogollit, do të protestojnë kundër mbajtjes në arrest të këtij oficeri të FSK-së, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Dugolli tri ditë më parë është arrestuar në Maqedoni duke u bazuar në një flet arrest të kohës së regjimit të Milosheviqit. Autoritetet policore në Maqedoni kanë bërë të ditur se Dugolli kërkohet të ekstradohet në Serbi për shkak se kërkohet nga Interpoli. Edhe pse Qeveria e Kosovës ka reaguar kundër arrestimit, Qeveria e Maqedonisë nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …