Ministri Mustafa takoi ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, me të cilën kanë diskutuar për projektet zhvillimore të ministrisë për këtë vit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në sektorin e bujqësisë. Ministri Mustafa e ka falënderuar ambasadoren Barisic për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe me këtë rast theksoi që bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë të fokusohet edhe në shkëmbimin e përvojave bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit. Nga ana e saj ambasadorja, Danijela Barisic, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përfaqësohet denjësisht në Festivalin Ndërkombëtar “Myjava” në Sllovaki

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia po përfaqëson Kosovën në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar …