Stojanoviq

Zëvendësi i Isa Mustafës, Stojanoviq thotë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen në Kosovë

Në një intervistë për  gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit, zëvendësi i kryeministrit Mustafa Branimir Stojanoviq, ka deklarua se më e rëndësishmja është që rreth zgjedhjeve të mos ngrihet shumë pluhur, sepse vërtetë janë të panevojshme e të pakuptimta çfarëdo tendosjesh. Nuk e shoh se çfarë i pengon shqiptarët votimi i serbëve në zgjedhjet për parlamentin Serbisë. Ndoshta kjo e pengon dikë për shkak se për serbët këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Por ky nuk është kurrfarë argumenti dhe për këtë arsye pres që zgjedhjet e ardhshme të mbahen pa kurrfarë problemesh e përgjegjësia për këtë bie në radhë të parë te faktori ndërkombëtar, ka thënë Branimir Stojanoviqi, për  gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit. Lidhur me deklaratën e Edita Tahirit, ministre për Dialog, se zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në hapësirën Kosovës, Stojanoviq thekson këto ide radikale nuk i kemi të panjohura. Por, me rëndësi është se këta njerëz ( si Edita Tahiri) as marrin vendime dhe as që kanë ndikim për marrje vendimesh.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …