Komuna e Junikut ka mbajtur Diskutimin e I-rë Publik me qytetar

Komuna e Junikut ka mbajtur Diskutimin e I-rë Publik me qytetar me temën: “Profili dhe Analiza e Gjendjes në Komunë”, në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2019-2029, ku është prezantuar gjendja ekzistuese e Komunës së Junikut, ku janë konsultuar Planet Komunale ekzistuese, Strategjitë Komunale dhe ato Fqinjë si dhe baza ligjore për hartimin e PZHK-së. Analiza e Gjendjes evidenton përparësitë dhe shfrytëzimin e aseteve, kapaciteteve infrastrukturore, pozitën gjeografike dhe pasuritë e shumta natyrore, kulturore dhe humane, me qëllim të zhvillimit të një hapësire të qëndrueshme ekonomike agro-industriale, tregtare, shërbyese dhe turistike.

Impakti qytetar përmes komenteve, propozimeve dhe sugjerimeve gjatë diskutimit publik ka ndihmuar plotësimin e Profilit të gjendjes ekzistuese komunale për këtë fazë të hartimit të PZHK-së 2019-2029.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …