leoni

Në Malishevë u mbajtën garat e recituesve në nivel komunal, për nderë të 7 Marsit

Nën organizimin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në Komunën e Malishevës, për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe të shkollës së parë shqipe të Korçës, u mbajtën garat e recituesve në nivel komunal. Halim Hoti, Shef i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt dhe të Drejtorit, të Drejtorisë për Arsimit dhe Edukim për Komunë, Blerim Thaçit, me një fjalë rasti iu drejtua, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, ku ndër të tjera tha:

“ Sot, në 133 vjetorin e fillimit të Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, bashkë me ju, nxënës, mësimdhënës, drejtorë shkollash dhe prindër, po e shënojmë, këtë ditë të shenjët për arsimin dhe shkollën kombëtare, me rezultate të arrira, jo vetëm në arsim, por edhe me dy pavarësi të popullit shqiptare, dy shtete shqiptare dhe një komb, me institucione shkollore, për të gjitha nivelet, që nga Çerdhet, parafilloret, filloret, të mesme të ulëta, të mesme të larta, shkolla profesionale dhe Universitet shqiptare, kjo na bënë edhe më përgjegjës, që të punojmë për nxënësit tanë, për mësuesit tanë dhe për popullin tonë, që e krijoj me gjak e sakrificë, shkollën kombëtare në gjuhën amtare , prandaj , gëzuar festat e Marsit të gjithë ju, nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë, të Komunës së Malishevës dhe në mbarë trojet etnike shqiptare”, përfundoi Hoti, duke u uruar suksese recituesve. Dhe në fund më të suksesshmit në gara të recituesve për të gjitha nivelet, nga tre recitues do të shpërblehen për rezultatet e treguara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim shefin e UNDP-së, z. Nuno Queiros

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim shefin …