KK i Malishevës, shqyrtoi të hyrat dhe shpenzimet e vitit 2019

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të saj, Rrahim Morina, e ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje Kuvendi i Komunës, e ka shqyrtuar raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2019, si dhe disa çështje tjera. Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve, e ka prezantuar drejtori për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, i cili edhe është përgjigjur në të gjitha pyetjet dhe i ka dhënë sqarimet që i kanë kërkuar anëtarët e Kuvendit të Komunës. Sipas drejtorit Mazreku, buxheti komunal është shpenzuar në masën 90.4 për qind. Por për këtë shpenzim të buxhetit, anëtarët e KK të Malishevës, kanë dhënë vërejtje apo i kanë shprehur rezervat e tyre, pasi një pjesë e mjeteve kanë shkuar në suficit, si rezultat e vonesave në procedura në disa projekte. Në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, pas shqyrtimit fillestar, e ka dërguar në diskutim publik edhe draft Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale, ndërsa e shtyrë për shqyrtim draft rregulloren për tatimin në pronë. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, e ka miratuar edhe planin e punës së komiteti për barazi gjinore, për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …