“Up to youth” do të ndihmon të rinjtë e Hanit të Elezit

Të rinjtë e Hanit të Elezit të moshës 15-24 do të mundë të përfitojnë nga projekti i “Up to youth” të USAID-it falë “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” e cila u nënshkrua nga Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Daniel Cruz, Drejtor i projektit. Projekti “Up to youth” do të jetë aktivitet pesë vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë i përkushtuar që të përmirësojë kapacitetet e rinisë në mënyrë që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga komunitetet më të qëndrueshme, më demokratike dhe më prosperuese. Projekti “Up to youth” do të realizohet në nëntë komuna njëra nga të cilat do të jetë edhe komuna e Hanit të Elezit.

Objektiv i projektit do të jetë mobilizimi i rinisë që përmes trajnimeve të jetë forcë për ndryshime pozitive duke u përqendruar te grupi i të rinjve të cenueshëm duke i bërë bashkë me të rinjtë me potencial dhe vullnet pozitiv.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …