KKSB në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shkurt 2020

ëshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shkurt 2020

Këshilli për rendë të ditës shqyrtoi:

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit,

– Të ndryshme.

Me punën e KKSB-së udhëhoqi kryetari i komunës Rufki Suma. Lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit raportoi Komandanti i stacionit policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema. Janë gjithsej 7 raste të raportuara dhe mund të konstatojmë se gjendja është e mirë dhe stabile. Sipas Toger Dema, rastet e raportuara nuk kanë cenuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë dhe të njëjtat trajtohen sipas procedurave të rregullta. Edhe nga Policia e vijës së Gjelbër është raportuar për një rast të cenimit të rregullave të vijës kufitare. Kapiten Bedri Berisha nga kjo njësi e Policisë së Kosovës tha se gjatë muajit Janar nuk janë raportuar raste, të cenimit të sigurisë kufitare. Në takim nga anëtarët e KKSB-së u trajtuan edhe tema tjera që mundë të cenojnë gjendjen e sigurisë së banorëve të komunës. Në këtë takim të KKSB-së ishin prezent edhe pjesëtarët e FSK-së nga Njësia për Operacione me Civilë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …