Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua me Norbert Lammert, president i Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua me Norbert Lammert, president i Bundestagut gjerman

Gjatë vizitës në Berlin, me rastin e konferencës ndërkombëtare parlamentare kundër antisemitizmit sot në Bundestag, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua me Norbert Lammert, president i Bundestagut gjerman, njofton kumtesa nga Kuvendi i Kosovës. Veseli falënderoj homologun gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që në të gjitha drejtimet shteti gjerman i kanë dhënë dhe është duke i dhënë Republikës së Kosovës.  Nga ana e tij presidenti i Bundestagut duke shprehur interesimin për zhvillimet në Kosovë potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar në mes Bundestagut dhe Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e reformës legjislative në Kosovë. Mes tjerash Lammert theksoi se shteti gjerman do të vazhdoj të përkrah Kosovën si në rrafshin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndërshtetërore, ashtu edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, sidomos në proceset aktuale që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe proceset tjera integruese.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …