Kryetari Latifi ka takuar Grupin Punues për Performancë Komunale

Grupi Punues për Performancë Komunale i themeluar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me vendim Nr. 01/05/2018, më datë: 05.01.2018, kanë mbajtur takim me Kryetarin Latifi ku u diskutua për punët e arritura deri më tani, si dhe u kërkua që të shtohet angazhimi dhe të rritet përkushtimi që të kemi një performancë të duhur përfshirë planifikimin urban e rural, menaxhimin e mbeturinave si akter kryesor i mbrojtjes së mjedisit, shërbimet publike, shëndetësore dhe kulturore. Performanca komunale përfshin fushat nga të gjitha drejtoritë, nxit ndryshime pozitive në sjelljen e komunave për përmirësimin e qeverisjes demokratike, menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore, transparencës dhe integritetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …