Gratë e Malishevës bënë homazhe të Heroina, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Në ,“Javën e Barazisë Gjinore”, të organizuar nga Vera Bytyçi, Zyrtare për Barazi Gjinore në komunën e Malishevës, u zhvilluan shumë aktivitete të përbashkëta me gratë këshilltare në Kuvendin Komunal, Komitetin për Barazi Gjinore, me shoqata për Mbrojtjen e Grave që veprojnë në Malishevë si dhe në disa shkolla fillore të mesme të ulëta, ku me nxënës krijuan, ese dhe ekspozita, ku në fund më të mirët u shpërblyen, si dhe gjatë gjithë aktivitetit, jehuan tingujt melodik të muzikës së Nexhmije Pagarushës. Aktiviteti qendrorë u mbajt në Malishevë dhe këtij tubimi iu drejtua, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. ”Sot në marsin e ngjarjeve të mëdha historike, krahas burrave dhe ju gratë, luftuat me pushkë e penë për çlirimin dhe lirinë e Kosovë, sot ju po e vazhdoni luftën edhe në paqe për zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, po e zhvilloni luftën për arsim, shëndetësi, udhëheqje dhe vendimmarrje, për punësim, kulturë dhe sport, e si Malishevë, tashmë kemi kaluar mbi 45% të punësuara në arsim dhe shëndetësi, nga gjinia femërore, prandaj suksese në punën tuaj fisnike”, përfundoi Berisha, duke i përgëzuar gratë për festat e, 5, 6, 7 dhe 8 Marsit. Në këtë tubim u ndanë edhe mirënjohje për gratë më të suksesshme si për Heroinën, Xhevë Krasniqi–Lladrovci, në arsim, shëndetësi, kulturë, për mbrojtjen e të drejtave të grave, e në biznes, ndërsa në fund u bënë homazhe tek shtatorja e Heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci në Drenas dhe të këngëtarja Nexhmije Pagarusha në Pagarushë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …