Autoritetet e larta të vendit kanë uruar mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin

Autoritetet e larta të vendit kanë uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se çdo 7 Mars, në Ditën e Shkollës Shqipe, Ditën e Mësuesit, kujtojmë historinë e shkollës shqipe që ka luajtur rol qenësor në zhvillimin e qytetërimit shqiptar, në krijimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në emancipimin e përgjithshëm shoqëror. Kujtojmë me respekt sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet më të errëta të robërisë. Edhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificën e mësuesve shqiptarë që e kanë bërë ndër breza. Sidomos ai ka përmendur mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilëve iu janë njohur kontributet gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …