Ministrja Hajdari priti në takim drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim drejtoreshën e misionit USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe stafin përcjellës. Ministrja Hajdari ka theksuar se USAID-i është njëri nga partnerët që do ta ndihmojë Kosovën në fusha të rëndësishme, atë të energjisë dhe të bërit biznes. Ministrja ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it që i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia japë, duke vlerësuar se bashkëpunimi do të thellohet. Ndërsa Magno uroj ministren për detyrën e re, duke i shprehur gatishmëri që ta vazhdojë mbështetjen për vazhdimin e mëtutjeshme të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grajqevci, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Fehmi Grajqevci

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit …