Bulliqi

Bulliqi: Isa Mustafa ka kërkuar që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Besjanës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili gjatë fushatës ka thënë se fajtori kryesorë për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, është edhe Shpejtim Bulliqi për gjoja mos ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi gjatë viteve 2015-18. Në reagimin e tij ndaj kësaj deklarata të z.Mustafës, Shpëjtimi Bulliqi ka thënë se është vetë Isa Mustafa, ai i cili nga Ashton ka kërkuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, fakt të cilin e ka bërë publik vetë Faye, anëtare e Parlamentit Evropian, e cila pati deklaruar, se çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk ka qenë e kushtëzuar me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, por këtë na e kishin kërkuar vetë udhëheqësit e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke bërë një fushatë të ulte e me shpifje ndaj meje por qytetarët vendlindjes sime dhe të Llapit e më gjerë do ta demantojnë më së miri dyfytyrësinë dhe imoralitetin politik dhe kombëtar të Isa Mustafës, ka shkruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Besjanës, Shpejtim Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …