Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se Kuvendi Komunal i Vitisë do të mbajë me datën 12.03.2020 (e enjte ), duke filluar në ora 10:00 një seancë të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:
R E N D D I T E
-
Diskutimi në lidhje me kyçjen e Komunës së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” në Gërlicë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
