Bedri Hamza: Premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze dhe vështirë të realizueshme

Bedri Hamza: Ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa të pensioneve edhe pagave

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit. Ai ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt. “Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”. I pari i deputetëve të PDK-së thotë se afati kritik tashmë ka kaluar. “Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar, në miratimin e buxhetit”, ka theksuar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza i shkruan Ursula von der Leyen: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar zyrtarisht …