Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë dekoratën më urdhrin “Hasan Prishtina” pas vdekjes Kasim Haxhimurati për kontributin e dhënë për veprimtari kombëtare. Kasimi gjatë gjithë jetës ishte në shërbim të atdheut. Ishte i burgosur politik ndërsa gjatë luftës kishte furnizuar UÇK-në me armatim. Këtë dekoratë në emër të kryetarit Thaçi nënës Sadije ia dorëzoi shoku dhe bashkëveprimtari i Kasimit, Azem Syla-Daja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
