Infektologu italian, Meteo Bosseti thotë se koronavirusi s’është tjetër veçse një grip i rëndë, andaj duhet të njoftohet opinioni

Infektologu italian, Meteo Bosseti thotë se koronavirusi s’është tjetër veçse një grip i rëndë, andaj duhet të njoftohet opinioni

Një mjek i spitalit infektiv të San Martinos u ka bërë thirrje njerëzve që të mos të alarmohen nga koronavirusi sepse të gjithë po lëndojnë veten. “Ne duhet të jemi të sigurt, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo ashtu siç ju e bëni”, tha Matteo Basseti. Prej disa ditësh ai përsërit që njerëzit të qëndrojnë të fortë dhe të kenë një mendje të qetë. “Unë jam pranë familjeve të atyre që u shuan nga jeta, por më lejoni të them që në Itali nuk ka asnjë person që është shuar nga koronavirusi. Kur njëri hyn në spital nga sulmi në zemër dhe shuhet nga koronavirusi, në fakt ai nuk është shuar nga koronavirusi, por nga sulmi në zemër. Nëse njëri gjendet pa shenja jete në shtëpi, ashtu siç ndodhi në zonën e Lombardisë, kush e di që u shua nga koronavirusi? Për ta thënë qartë, askush nuk është shuar në Itali nga koronavirusi. Është një formë e rëndë virale, por ka ndikim më të madh se Sars”, u shpreh infektologu italian.

Edhe për të moshuarit, Matteo bën thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe nuk është e nevojshme që të vishen me maska. Ashtu siç informon OBSh, mjeku thekson se larja e duarve është shumë e rëndësishme. I pyetur përse është i vetmi që thotë se nuk ka viktima nga koronavirusi në Itali, mjeku tha: “Në 90 % të rasteve sëmundja nuk është serioze. Unë nuk kam shpikur asgjë: numri i të prekurve në Kinë na tregon se vetëm 2 % janë shuar nga jeta. Ju absolutisht nuk duhet të keni frikë dhe mos harroni t’i njoftoni dhe miqtë tuaj për këtë situatë. Tregojuni atyre se gjendja nuk është ashtu siç paraqitet”, tha infektologu italian, Meteo Bosseti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …