Arkeologjia – interes vital i Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Institutin Arkeologjik të Kosovës, ku është takuar me drejtuesit e këtij institucioni dhe me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Ministri Shala u njoftua nga afër me programin që ka ky institucion për gërmimet arkeologjike në këtë vit, por edhe me angazhimet tjera në restaurim, konservim dhe veçmas në promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja trashëgiminë kulturore e trajton me një kujdes të veçantë, ndaj edhe kërkoi nga drejtuesit e këtij institucioni që të punohet me intensitet të shtuar, sidomos në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, meqë sivjet ky lokalitet parashihet të shpallet Park Arkeologjik.

Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht në projektin e sinjalizimit të trashëgimisë kulturore, që gjithashtu është një projekt i rëndësi të veçantë për trashëgiminë e vendit tonë.

Ministri Shala gjithashtu kërkoi nga drejtuesit e IAK-ut që të punohet më shumë në fushën e publikimeve, sidomos në rezultat e gjetjeve nga fusha e arkeologjisë dhe përkthimin e tyre në gjuhë të huaja.

Drejtuesit e IAK-ut dhe anëtarë te Këshillit Drejtues biseduan për sfidat dhe punët që e presin këtë institucion këtë vit, si ato në fushën e gërmimeve arkeologjike në lokalitete të ndryshme nëpër Kosovë dhe me veprimtarinë botuese, në të cilën fushë pritet të ketë rezultate më të dukshme.

Ministri Shala drejtuesve të IAK-ut dhe KD u premtoi mbështetje dhe përkrahje në gjitha angazhimet e tyre profesionale dhe shkencore, duke u shprehur se rritja e buxhetit të sivjetshëm 20 % për trashëgiminë kulturore, është dëshmi se MKRS-ja ka kujdes të veçantë për këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …