Brickos

Dilaver Goxhaj

Dilaver Goxhaj: Agim Veliut iu bë pushkatim politik

Gjatë konferencës për shtyp që dha Kryeministri Albin Kurti në mbrëmjen e datës 18 mars 2020, midis të tjerave arsyetoi edhe shkarkimin e ish-Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliu, duke e arsyetuar: “Agim Veliu, sa ishte ministër, ka qenë pjesmarrës vetëm në një mbledhje të qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona. Një natë më parë, menjëherë pas mbledhjes të Sigurisë Kombëtare, ku ishte prezent e gjithë qeveria e re, Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentaria Osmani, u vendos me unanimitet të gjithë ministrave, se nuk është e nevojshme vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, sikundër e propozoi presidenti Thaçi. Pasi mbyllet mbledhja, ish ministri Veliu, në mesnatë, në një tv ka përhapur panik duke thënë se numri i te infektuare po rritet nga ora në orë. Këta 19 të infektuar mbrëmë nuk ishin për 19 orë. Mbase ishte për 19 ditë. Të thuash pa kurrfarë evidence zyrtare se numri po shtohet nga ora në orë është e papërgjegjshme, është panik, është shtim i frikës dhe panikut në popull, dhe, në kundërshtim me vendimin e qeverisë, tha se është për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.”

Vemendje! Kjo ka ndodhur në një periudhë lufte tepër të frikshme, pasi kemi të bëjmë me një armik të padukshëm e kudondodhur, ku edhe një qytetar i thjeshtë të dali në meduia e të përsërisi këto shprehje të ish-Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, përbën panik. Në luftë, një gjë e tillë, është rreptësishtë e ndaluar, aq më keq kur e përhap një nga ministrant e qeverisë, dhe më keq akoma një nga minstrat më të rëndësishëm të qeverisë, sikundër është Ministri i Brendshëm. Kosova, si dhe 196 shtete të botës, aktualisht është në gjendje lufte. Kjo nuk i falet asnjë qytetari e jo më, një Ministri të Brendshëm, i cili duhet ta dijë se ka një ligj lufte, i cili thotë: Kushdo që përhap panik  në luftë, bëhet i padëmshëm, pushkatohet.

Meqenëse nuk kemi të bëjmë me një luftë me armë, sikundër do të ndodhte të sulmohej Kosova me ushtri e avjonë nga një shtet tjetër, por kemi të bëjmë me një lloj lufte tepërv të veçantë dhe shumë vdekjeprurëse e shumë të frikshme, por pa armë e municione, patjetër që çdo politikan që përhap panik, duhet të bëhet i padëmshëm, duke e shkarkuar nga detyra. Ky quhet: pushkatim politik. Këtë bëri Kryeministri Albin Kurti, “komandanti” i kësaj lufte në mbrojtje kundër pandemisë të virusit kosona, asgjë më shumë.

  1. 03. 2020

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …